Prishtina rikthehet sonte në Ligën Ballkanike për të lënë sërish gjurmë

  • S.A /
  • 22 November 2023 - 10:42
Prishtina rikthehet sonte në Ligën Ballkanike për të lënë sërish gjurmë

Sigal Prishtina do të rikthehet sonte në Delasport Ligën Ballkanike, ku synon të lërë përsëri gjurmë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bardhekaltrit do të përballen me ekipin KK Lovçen 1947, në ndeshjen që do të luhet në Mal të Zi.

Kryeqytetasit synojnë ta nisin me fitore aventurën e re në këtë ligë, të cilën e kishin fituar në të kaluarën.

Në mungesë të pjesëmarrjes në garat evropiane, prishtinasit së fundmi aplikuan për pjesëmarrje në këtë ligë, me qëllim që të përballen me skuadrat e rajonit, krahas atyre vendore në Superligë.

Ndeshja mes KK Lovçen 1947 dhe Sigal Prishtinës do të luhet sonte duke filluar nga ora 18:00.

(Kosova Sot Online )