LeBron James fantastik, vendos rekord fanatastk që askush s’do ta kalojë

  • S.A /
  • 22 November 2023 - 12:50
LeBron James fantastik, vendos rekord fanatastk që askush s’do ta kalojë

Los Angeles Lakers kanë arritur fitore në shtëpi përballë ekipit të Utah Jazz me rezultatin 131:99.

Përveç fitores, vëmendjen e mori edhe basketbollisti Lebron James, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në këtë përballje, James arriti shifrën e 39 mijë pikëve në ligën elitare të basketbollit në SHBA.

Para kësaj ndeshjeje, James kishte 38,995 pikë në llogarinë e tij, dhe pesë minuta pas fillimit të ndeshjes, ai u bë lojtari e parë në historinë e NBA që arrin 39,000 pikë.

LeBron e përfundoi ndeshjen me 17 pikë dhe tani ka 39,012 pikë në karrierën e tij dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Jamesit i duhen vetëm 982 pikë për të arritur kufirin magjik, ose 14.7 pikë mesatarisht në 67 ndeshjet e mbetura këtë sezon.

Megjithatë, duke qenë se është joreale që një njeri që do të mbushë 40 vjeç në dhjetor të luajë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, janë disa skenarë më realistë kur James do të shënojë 40 mijë pikë në ligën NBA.

Nëse luan edhe 55 nga 67 ndeshje të mundshme, i nevojiten mesatarisht 17.9 pikë dhe nëse luan 50 të tjera, mesatarisht 19.6 pikë për ndeshje.

LeBron ka luajtur gjithsej 55 ndeshje në NBA sezonin e kaluar, dhe nëse është kështu edhe këtë herë, do ta shohim në fushë edhe 41 herë të tjera dhe më pas ai duhet të shënojë mesatarisht 24 pikë për lojë, për të arritur shifrën e 40,000 pikëve.

Ajo që është veçanërisht interesante është se James do të arrijë në 40,000 pikë pas vetëm 38 ndeshjeve të tjera nëse ai qëndron në mesataren e tij aktuale prej 25.7 pikësh.

(Kosova Sot Online )