Trepça i përfundon grupet e FIBA Europe Cup me fitore
Trepça e ka shënuar fitoren e parë dhe të vetme në grupet e FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit i mbyllën grupet me fitore 76:68 ndaj ekipit francez, BCM Gravelines Dunkerque.
Kësisoj, “Xehetarët” i revanshohen këtij ekipi për humbjen e thellë që pësuan në ndeshjen e parë.
Trepça i përfundon grupet me një fitore e tri humbje në FIBA Europe Cup.
(Kosova Sot Online)