Peja mposhtet në fund nga PGE Spojnia Stargard

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 21:58
Peja mposhtet në fund nga PGE Spojnia Stargard

Peja ka pësuar humbje në fund nga PGE Spojnia Stargard me rezultat 87:91.

Në një ndeshje me rikthime, mysafirët në fund bënë dallimin dhe fituan.

Gjatë tërë ndeshjes, dueli ishte i barazpeshuar, me Pejën që në çerekun e tretë shkoi në epërsi deri në tetë pikë.

Kampioni i Kosovës u përball me mungesa të shumta sonte, megjithatë dhanë maksimumin ndaj ekipit polak.

Pejanët përfunduan grupet me dy fitore e katër humbje, ndërsa PGE Spojnia Stargard e dyta me tri fitore e tri humbje

(Kosova Sot Online)