Përsëri telashe në familjen e gruas së Lionel Messit, sulm nga hajnat e armatosur

  • S.A /
  • 23 November 2023 - 11:10
Përsëri telashe në familjen e gruas së Lionel Messit, sulm nga  hajnat e  armatosur

Kushëriri i bashkëshortes së Leo Messi, është grabitur, siç raportohet nga media “El Carin”. Akti kriminal ka ndodhur në Argjentinë, në Rosario, teksa hajdutët kanë sulmuar me armë zjarri makinën në të cilën ndodhej kushëriri i Antonelës, partneres së Messi, transmeton "Kosova Sot Online".

Sapo ai ka ndaluar makinën, i janë grabitur gati 20 mijë euro, shkruan abcnews.

Marianela, e cila ishte në makinë me kushëririn e Antonelës, deklaroi për një agjenci shtypi:

“Po shkonim nga supermarketi në bankë për të depozituar disa para. Ata na thyen xhamat dhe na morën çantat me para.”

Kjo është një tjetër grabitje për familjen e Antonelës, pasi në muajin mars u grabit dhe u sulmua supermarketi në pronësi të partneres së argjentinasit..

(Kosova Sot Online )