Maldini: Për 10 ditë tentova ta sillja Messin te Milani

  • S.A /
  • 23 November 2023 - 11:29
Maldini: Për 10 ditë tentova ta sillja Messin te Milani

Paolo Maldini provoi një goditje të madhe gjatë kohës që mbante postin e drejtorit teknik të Milanit. Legjenda e kuqezinjve qëndroi si drejtues i klubit të zemrës deri në ditët e para të qershorit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Shkarkimi i tij zemëroi popullin milanist, ndërkohë që ish-kapiteni ka zbuluar një detaj interesant merkatoje që lidhet me Leo Messin, kampion bote me Argjentinën dhe fitues i tetë Topave të Artë.

“Unë mendoj se një futbollist si Messi është një spektakël për të gjithë. Ai çdo herë bën gjëra që të befasojnë. Kur lexoja që mund të ikte tek Interi, trishtohesha. Për 10 dite tentova dhe u përpoqa ta sillja te Milani, por më pas e kuptuam dhe e pranuam se ishte e pamundur”, kujton Paolo Maldini.

55-vjeçari luajti gjatë gjithë karrierës me Milanin, skuadër me të cilën fitoi gjithçka si futbollist.

Më pas aventura si drejtues, sërish me Milanin e tij.Maldini zhvilloi një punë fantastike, duke rregulluar bilancet e klubit dhe duke i siguruar skuadrës përforcime shumë të mira me kosto të vogël.

Nën menaxhimin e tij, Milani u rikthye të fitonte titullin kampion (2022) pas 11 vitesh, ndërkohë që sezonin e fundit skuadra e Stefano Piolit mbërriti në gjysmëfinalet e Champions Leagues.

(Kosova Sot Online )