Presidentja Osmani për karateistet kosovare: Jeni yjet e Kosovës

  • S.A /
  • 23 November 2023 - 11:50
Presidentja Osmani për karateistet kosovare: Jeni yjet e Kosovës

Shtete të mëdha botërore si Anglia, Zvicra, Franca e Kazakistani iu nënshtruan Kosovës në Kampionatin Botëror të karatesë, duke bërë që Kosova ta fitojë vendin e tretë në botë në kategorinë e vajzave, medalje kjo e para në historinë e Kosovës në nivel të ekipeve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Karateistet Fortesa Orana, Vlora Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gërvalla, i siguruan Kosovës këtë medalje historike për të cilën ndihen tejet krenare.

Për këtë arritje, karateistet kosovare janë pritur të mërkurën nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se ato janë yjet e Kosovës. “Triumfi në kampionatin botëror në Budapest shpërfaqë shpirtin luftarak të karateisteve tona”. “Medalistet e bronzta të Kosovës janë yjet e Kosovës, që po e rrisin shkëlqimin çdo ditë e më shumë”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online )