Fusha e rënduar në 'Fadil Vokrri', ndeshja Prishtina-Drita zhvendoset në Hajvali

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 22:14
Fusha e rënduar në 'Fadil Vokrri', ndeshja Prishtina-Drita zhvendoset në Hajvali

Fusha e rënduar në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka pamundësuar zhvillimin e ndeshjes Prishtina-Drita, e vlefshme për javën e 15-të në Superligë.

Sipas njoftimit të ekipit kryeqytetas, kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën më 26 nëntor në Kompleksin Nacional në Hajvali.

“Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, e rënduar deri në atë masë sa nuk lejon zhvillimin e një lojë futbolli, ka bërë që ndeshjen e javës së 15-të kundër Dritës të zhvendosim në Kompleksin Nacional në Hajvali. Orari është i njëjti, ndeshja zhvillohet të dielën më 26 nëntor nga ora 13″, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

(Kosova Sot Online)