Sot në javen e 15-të të Albi Mall Superliges së Kosovës, zhvillohen këto ndeshje

  • S.A /
  • 24 November 2023 - 08:19
Sot në javen e 15-të të Albi Mall Superliges së Kosovës,  zhvillohen këto ndeshje

Sot (e premte) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e parë e xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampioni i Kosovës, Ballkani luan në udhëtim te Malisheva në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje si favorit absolut me katër fitore radhazi dhe synon të pestën për të rritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, vendasit e Qëndrim Kidës janë gjithashtu në formë të mirë me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit, kështu që presin rezultat pozitiv.

Gjyqtar kryesor do të jetë Erdall Zasella, ndërsa anësor Fatmir Sekiraqa dhe Altin Zhegrova. Eridon Podvorica është gjyqtar i katërt, ndërsa Dardan Çaka dhe Fatlum Berisha në VAR.Ndeshjet tjera të javës së 14-të zhvillohen të shtunën dhe dielën, me nga dy ndeshje në secilën ditë.

(Kosova Sot Online )