Lautaro pret kontratën e re nga Interi, pasi hodhi poshtë ofertën saudite

  • S.A /
  • 24 November 2023 - 11:56
Lautaro pret kontratën e re nga Interi, pasi hodhi poshtë ofertën saudite

Agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano ka thënë se sulmuesi i Interit është duke pritur për një ofertë për vazhdimin e kontratës dhe shpjegon pse klienti i tij refuzoi një ofertë nga Superliga e Arabisë Saudite verën e kaluar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lautaro është golashënuesi më i mirë aktual i Serie A me 12 gola në 12 ndeshje. Ai u emërua kapiten i Interit në fillim të 2023-24 dhe klubi po punon për të vazhduar kontratën e tij.

“Ne jemi në bisedime për të marrë një ofertë që mund të kënaqë Lautaron”, ka thënë fillimisht Lautaro.

“Nuk është e lehtë sepse nuk do të ndodhë nga një ditë në tjetrën, por ne po punojmë drejt një marrëveshjeje pozitive. Nuk mendoj se do të ketë probleme”. 

“Ne jemi në marrëdhënie të mira me Interin dhe bisedimet paraprake tashmë kanë filluar”.

Camano konfirmoi se Lautaro kishte refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite verën e kaluar.

“Absolutisht dhe nuk është e çuditshme për dikë që ka një projekt të qartë të jetës me një ndjenjë të fortë përkatësie”.

“Lautaro ndihet mirë dhe ndihet i vlerësuar nga klubi. Mos harroni të gjitha sukseset e tij me Nerazzurrët”, përfundoi agjenti i argjentinasit.

(Kosova Sot Online )