Ballkani detyrohet të luajë në Tiranë ndaj Viktoria Plzenit

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 18:26
Ballkani detyrohet të luajë në Tiranë ndaj Viktoria Plzenit

Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania”.

Kjo është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Ballkani ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit detyrohet ta luajë jashtë Kosovës, pasi më as stadiumi “Fadil Vokrri” nuk po i plotëson kushtet e nevojshme për lojë.

Gjendja e fushës së stadiumit në kryeqytet është e rënduar. Edhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares së Kosovës u vërejtën këto probleme, veçanërisht me lloçin e krijuar.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit do të zhvillohet më 30 nëntor. 

(Kosova Sot Online)