FSHF shkruan për ndeshjen e Ballkanit në “Air Albania”

  • A.P /
  • 24 November 2023 - 20:31
FSHF shkruan për ndeshjen e Ballkanit në “Air Albania”

Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania”.

Kampioni i Kosovës ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit detyrohet ta luajë jashtë Kosovës, pasi më as stadiumi “Fadil Vokrri” nuk po i plotëson kushtet e nevojshme për lojë.

Rreth kësaj ka shkruar edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Stadiumi “Air Albania” i Tiranës do të presë një tjetër ndeshje ndërkombëtare. UEFA ka vendosur sot të spostojë ndeshjen mes klubit të Ballkanit (Kosovë) dhe FC Ciktoria Plzen (Çeki) nga stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës në stadiumin “Air Albania”.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës në stadiumin e kryeqytetit kosovar, ndërkohë që sfida është e programuar të luhet në Shqipëri më datë 30 nëntor, duke nisur nga 18:45″.

(Kosova Sot Online)