Shqiptari Myrto Uzuni e vulosi me gol në humbjen e Granadas

  • S.A /
  • 25 November 2023 - 08:25
Shqiptari Myrto Uzuni  e vulosi me gol në humbjen e Granadas

Granada ka pësuar humbje në xhiron e 14-t në La Liga. Granada pësoi humbje në udhëtim ndaj Alavesit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Mendizorrotza” përfundoi me rezultatin 3:1.

Për skuadrën mysafire golin e vetëm e shënoi Myrto Uzuni nga penalltia, në minutën e 86-të.

Për sulmuesin shqiptar ishte ky goli i tij i pestë në elitën e futbollit spanjoll.

Granada renditet e parafundit në tabelë me vetëm shtatë pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online )