Sot zhvillohet derbi i madh anglez mes Cityt dhe Liverpoolit

  • S.A /
  • 25 November 2023 - 11:17
Sot zhvillohet derbi i madh anglez mes Cityt dhe Liverpoolit

Premierliga angleze do ta fillojë fundjavën me një super derbi. Manchester City do të jetë nikoqir i Liverpoolit, dy ekipet prej më të mirave në ishull, transmeton "Kosova Sot Online ".

Aktualisht, Manchester City i prin renditjes tabelare me 28 pikë, e Liverpooli është menjëherë në pozitën e dytë me një pikë më pak.

Dueli nis jo si zakonisht në mbrëmje kur luhen ndeshjet derbi, por nga ora 13:30.

Në dy ndeshjet e fundit direkte mes këtyre dy ekipeve kishte triumfuar Manchester City, madje duke u shënuar shumë gola (4:1, 3:2).

(Kosova Sot Online )