Guardiola i bëri të gjithë të qeshin me gafën e tij, shqiptoi gabimisht emrat e dy yjeve të Liverpoolit

  • S.A /
  • 25 November 2023 - 12:00
Guardiola i bëri të gjithë të qeshin me gafën e tij, shqiptoi gabimisht emrat e dy yjeve të Liverpoolit

Manchester City dhe Liverpool do të luajnë sot (e shtunë) një derbi të madh në Ligën Premier në Etihad Stadium dhe tifozët e futbollit janë bërë të qeshin nga gafa e Pep Guardiolës në konferencën për shtyp para ndeshjes. Duke folur për lojtarët më të mirë të Reds, Guardiola fillimisht përmendi Mohamed Salah, e më pas donte të thoshte se atje tani janë hungarezi Dominik Szoboszlai dhe holandezi Ryan Gravenberch, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, trajneri i Cityt nuk mundi të shqiptonte mbiemrat e tyre dhe u bë objekt shakaje në rrjetet sociale. Guardiola e quajti Szoboszlain si “Szvolazi”, dhe më pas tha “Gravener”, por korrigjoi veten duke thënë “Gravenberch”. “Szvolazi” shumë shpejt u bë një mbishkrim viral në rrjetet sociale, dhe vetë Szoboszlai ka reaguar menjëherë në Instagram, duke komentuar në një nga postimet e rrjeteve sociale. “Salah dhe kush? Kush?”, kanë shkruar fansat në rrjetet sociale dhe tifozët e Liverpoolit kanë thënë se hungarezi do të sigurohet që Guardiola ta kujtojë mirë sot.

Derbi i madh mes City dhe Liverpool fillon në orën 13:30 dhe i takon xhiros së 13-të në Ligën Premier. 

(Kosova Sot Online )