Barcelona mendon për zëvendësuesin e Xavit

  • A.P /
  • 26 November 2023 - 12:02
Barcelona mendon për zëvendësuesin e Xavit

Xavi Hernandez dhe lojtarët raportohet të jenë nën presion pas një serie paraqitjesh jo të mira, të cilat vazhduan të shtunën me një barazim 1:1 kundër Rayo Vallecanos.

Pavarësisht kësaj, Xavi ruan mbështetjen e plotë të Joan Laportas, Decos dhe pjesës tjetër të bordit të Barcelonës. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar zërat për zëvëndësimin e mundshëm.

Imanol Alguacil i Real Sociedadit është trajneri i lidhur me Barçën, si pasardhës i Xavit.

Sipas “Sport” , Laporta dhe Deco janë tifozë të mëdhenj të Imanol, madje ata ia treguan këtë gjatë ndarjes së çmimeve “MARCA” në fillim të kësaj jave. 

52-vjeçari udhëhoqi “La Real” në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar për herë të parë në një dekadë dhe konsiderohet gjerësisht si një nga trajnerët më të mirë në La Liga.

Spanjolli kontratë të vlefshme me Real Sociedadin deri në vitin 2025, kështu që mund të mos jetë shumë e vështirë për Barcelonën ta marrë atë nëse vendos të largohet nga Xavi në të ardhmen. 

(Kosova Sot Online)