Sot do të luhen dy takime të Superligës që u shtynë shkaku i borës

  • S.A /
  • 27 November 2023 - 12:14
Sot do të luhen dy takime të Superligës që u shtynë shkaku i borës

Sot do të luhen dy ndeshjet e xhiros së 15-të të Superligës së futbollit, të cilat u shtynë shkaku i reshjeve të borës, e cila e mbuloi vendin tonë në fundjavë, transmeton "Kosova Sot Online".

Derbi i kësaj xhiroje mes Prishtinës dhe Dritës, do ta marrë vëmendjen kryesore sot, në ndeshjen që do të luhet në kampin nacional në Hajvali duke filluar nga ora 13:00. 

Kurse, ndeshja tjetër e sotme, po ashtu e shtyrë në fundjavë, do të jetë ajo mes Feronikelit 74 dhe Lirisë.

Ndërkaq, dueli që do ta mbyllë këtë xhiro do të jetë ai mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit, i paraparë të luhet nesër. Ndërkohë, u zhvilluan dy ndeshje të kësaj xhiroje, ku Ballkani e ruajti distancën ndaj ndjekësve duke e mundur Malishevën me rezultat 2:0 në udhëtim, njëjtë siç fitoi edhe Llapi si mysafir i Gjilanit. Bora që ra së fundmi dhe lloçi paraprak, i mbuluan fushat e futbollit në Kosovë, duke e vërtetuar edhe një herë se infrastruktura sportive në futbollin e këtushëm është në gjendje alarmante.

(Kosova Sot Online )