Ja pse lojtarët e Interit nuk kanë mundur ta bëjnë dushin pas derbit me Juventusin

  • S.A /
  • 27 November 2023 - 13:56
Ja pse lojtarët e Interit nuk kanë mundur ta bëjnë dushin pas derbit me Juventusin

Juventusi dhe Interi luajtën 1-1 në derbin e xhiros së 13-të të Serisë A. Me këtë barazim Nerazzurët mbajtën vendin e parë me dy pikë përpara Zonjës së Vjetër. Në fund të ndeshjes ka ndodhur një situatë e çuditshme.Gjegjësisht, lojtarët e Interit janë nisur drejt Milanos pa bërë dush pas ndeshjes, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gazzetta dello Sport shkruan se pompa e ujit u prish në stadiumin e Juventusit, ndaj presioni i ujit ishte i dobët.

Lojtarët e Interit janë larguar menjëherë nga dhomat e zhveshjes me autobus dhe kanë shtyrë dushin për t’u kthyer në shtëpi.

Në Torino ndeshja u luajt në temperaturën minus katër gradë celsius, ndaj ekspedita e Interit nuk donte të rrezikonte dhe të humbiste kohë pas ndeshjes. Kujtojmë se Dusan Vlahovic e ka kaluar Juventusin në epërsi me gol në minutën e 26-të, ndërsa Lautaro Martinez ka shënuar pas shtatë minutash për 1-1, që ishte në fund edhe rezultatin final. 

(Kosova Sot Online )