Është shokuese se ku ka përfunduar lojtari që Evertoni pagoi 18 milionë euro për ta transferuar

  • S.A /
  • 27 November 2023 - 14:21
Është shokuese se ku ka përfunduar lojtari që Evertoni pagoi 18 milionë euro për ta transferuar

Oumar Niasse duhet të kishte qenë një nënshkrim i madh për Evertonin shtatë vjet më parë. Në shkurt të vitit 2016, anglezët e blenë atë për 18 milionë euro nga Lokomotiv Moska, por ai qëndroi në klubin nga Liverpooli vetëm për një vit, transmeton "Kosova Sot Online". 

Pas kësaj, filloi rënia e tij e shpejtë. Ai luajti 42 ndeshje për Everton dhe shënoi nëntë gola me katër asistime, pas të cilave u largua për në Hull City.

Pas kësaj, ai u përpoq të ringjallte karrierën e tij në ligat e ulëta Huddersfield, Burton dhe Morecambe, dhe tani ai përfundoi në skuadrën që luan në ligën e shtatë të Anglisë, Macclesfield. Në karrierën e tij, ky sulmues ka luajtur 190 ndeshje profesionale dhe ka shënuar 64 gola dhe 24 asistime. 

Ai ka nëntë paraqitje dhe tri gola për kombëtaren e Senegalit.

(Kosova Sot Online )