Moratti flet për pendimet nga koha sa ishte te Interi

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 21:13
Moratti flet për pendimet nga koha sa ishte te Interi

Massimo Moratti ka folur për disa nga pendimet e tij gjatë kohës sa ishte në krye të Interit.

Ai përmendi lojtar si Andrea Pirlo dhe Roberto Carlos, që dikur kishin qenë pjesë e “Nerrazzurrëve”, por që pastaj ishin shitur.

“Kishte kaq shumë gjëra që mund të kisha bërë ose jo. Lojtarë të shitur që ndoshta duhet t’i kishim mbajtur. Duke përjetuar situata, shpesh bëni gjëra sepse jeni pak të detyruar. Më vjen keq për shumë gjëra”, tha ai për “Radio Anch’io Lo Sport”.

“Pirlo, për shembull. Roberto Carlos, një tjetër. Lojtarët nuk blenë, jo sepse ne u përpoqëm t’i merrnim të gjithë, por e kam fjalën për lojtarë të shitur sepse kjo duhej për buxhetin, kishte disa arsye. Ne e dinim se ata ishin shumë të fortë”, deklaroi Moratti.

Moratti komentoi edhe zgjedhjen e Napolit për trajner. Ditë më parë napolitanët emëruan Walter Mazzarrin, një ish-trajner të Interit.

“Një zgjedhje që nuk e prisja nga Napoli, por ai është një luan i vjetër që njeh futboll dhe mund të jetë i dobishëm edhe psikologjikisht. Fitorja ndaj Atalantas është tashmë e rëndësishme, ishte një ndeshje e vështirë. Mazzarri ka përvojë. Pse nuk funksionoi te Interi? Unë kalova gjysmën e asaj periudhe, por ai bëri atë që duhej të bënte. Kjo ndodhi në kohën e ndryshimit të korporatës. Nuk ishte shumë e thjeshtë”, deklaroi Massimo Moratti. 

(Kosova Sot Online)