Xavi: Jemi dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 21:55
Xavi: Jemi dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve

Xavi Hernandez thotë se nuk është justifikim, por gjyqtari i ka privuar nga dy penallti të shtunën kundër Rayo Vallecanos, në ndeshjen e cila u mbyll baras 1:1.

Në fund të pjesës së dytë, Robert Lewandowski u hodh në tokë nga Florian Lejeune në zonë, ndërsa Raphinha u pengua brenda zonës gjithashtu nga Pacha Espino. Një raport u publikua të nesërmen duke pretenduar se vendimet e gjyqtarëve kishin kontribuar në humbjen e shtatë pikëve për Barcelonën këtë sezon.

Xavi u pyet nëse skuadra e tij mund të ishte më pak e tensionuar nëse do të hynte në ndeshjen e ardhshme me më pak diferencë të pikëve me Real Madridin dhe Gironan.

“Është e qartë se ne do të shkonim në ndeshje më të qetë nëse do të ishim katër pikë përpara liderit përpara se të luante Girona”, tha ai.

“Nuk kemi pasur fat me arbitrimin dhe nuk është justifikim. Më vonë do të thoni se është një justifikim, por ne duhet të luajmë më mirë, prandaj nuk fituam [të shtunën]. Por, gabimet e arbitrave na kanë dëmtuar edhe ne. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë fat”, deklaroi Xavi.

Ndërsa gjyqtarët mund të kenë bërë gabime kundër Barcelonës, raporti nuk renditi asnjë nga vendimet që kanë marrë për “Blaugranët”, gjë që ndoshta do të ndryshonte perceptimin e atij raporti. Në fillim të muajit, nga Real Sociedadi ishin të bindur se duhej të kishte një penallti kundër Barcelonës derisa rezultati ishte 0:0, ndeshje të cilën pastaj Barcelona e fitoi. 

(Kosova Sot Online)