Skuadrën kosovare s’e ndal as bora, lojtarët ushtrojnë në kushte të vështira por duken të lumtur

  • S.A /
  • 28 November 2023 - 15:03
Skuadrën kosovare s’e ndal as bora, lojtarët ushtrojnë në kushte të vështira por duken të lumtur

Bora që ra së fundmi në vendin tonë e paralizoi thuajse totalisht futbollin kosovar në fundjavën që shkoi.Disa ndeshje u shtynë pasi fushat e gjelbra u bënë tërësisht të bardha, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, për FC Prizrenin, bora nuk paraqet problem për ta ndalur aktivitetin.

Klubi nga Liga e Dytë e Kosovës i ka postuar sot disa video, duke hyrë madje edhe LIVE në Facebook, ku shihen lojtarët duke ushtruar dhe duke luajtur futboll mes vete, ndonëse në kushte të rënda dhe të vështira.

Sidoqoftë, ky fakt nuk i ka penguar ata që të duken mjaft të disponuar dhe të përkushtuar.

FC Prizreni gjendet në vendin e dytë në Ligën e Dytë të Kosovës me pikë të njëjta me Mitrovicën, e cila prin në tabelë me 35 pikë.

Bora që ra së fundmi e qiti në pah problemin e infrastrukturës sportive në vend, e cila paraprakisht u godit nga lloçi që i mbuloi fushat e futbollit. 

https://www.facebook.com/100063541814394/videos/1697947223949707/

(Kosova Sot Online )