Real Madridi me mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Napolit

  • A.P /
  • 28 November 2023 - 17:21
Real Madridi me mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Napolit

Real Madridit do t’i mungojnë tetë lojtarë për përballjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve, kundër Napolit.

Carlo Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion disa titullarë të rregullt për takimin e nesërm ndaj ish-skuadrës së tij.

“Los Blancos” kanë publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për këtë ndeshje, në të cilën mungojnë të lënduarit Thibaut Courtois, Kepa, Eder Militao, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Luka Modric, Arda Guler dhe Vinicius Jr.

Modric ishte i fundit që iu shtua listës të të lënduarve, shkaku i një problemi muskulor.

Ancelotti dhe Dani Carvajal mbajtën konferenca për shtyp para ndeshjes në prag të ndeshjes së Napolit të martën, por refuzuan të ankohen për lëndimet duke thënë se ndeshjet e ardhshme evropiane do të jenë një shans i mirë për ata lojtarë që nuk kanë pasur kohë të rregullt të lojës deri më tani në këtë sezon.

(Kosova Sot Online)