Man Utd theu rekordin, 500 ndeshje pa pësuar asnjë gol në Premierligë

  • S.A /
  • 29 November 2023 - 08:25
Man Utd theu rekordin, 500 ndeshje pa pësuar asnjë gol në Premierligë

Manchester United u bë skuadra e parë që regjistron 500 porta të paprekura në historinë e Premier League pas triumfit të së dielës 3-0 ndaj Evertonit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Goli sensacional i Alejandro Garnachos i dhuroi kryesimin “Djajve të Kuq”, një finalizim që u pasua nga golat e Rashford dhe Martial.

Për 20-herë kampionët e Anglisë spikati dhe Andre Onana që mbajti portën e paprekur të tretën sfidën radhazi, pasi nuk pësoi gol ndaj Fulham dhe Luton Town.

Në renditjen e “Dorezës së Artë” për edicionin 2023/24 në Angli, portieri kamerunas renditet i pari me pesë porta të paprekura.

Gjithsesi, United regjistroi një rekord më të rëndësishëm në duelin e zhvilluar në Merseyside.

Manchester United mbajti portën e paprekur për herë të 500-të në një ndeshje në Premier League, që pas rithemelimit në 1992 nga emri English First Divison që mbante më herët.

Kjo arritje u sigurua në ndeshjen 1,203 për “Djajtë e Kuq”, ndërsa ndiqen nga Chelsea me 476, Liverpool me 460 dhe Arsenal me 456.

Pjesa më e madhe e portave të paprekura nga Manchester United janë regjistruar nga portierët që kanë qëndruar për një kohë relativisht të gjatë në Old Trafford.

David de Gea ka mbajtur më shumë se çdo portier tjetër portër e paprekur për Djajtë, plot 147 herë.

Gardiani spanjoll ndiqet nga Peter Schmeichel me 112 porta të paprekura dhe Edwin Van der Sar me 94 porta pa pësuar gol.

Lista vijon me francezin Fabien Barthez me 34 porta të paprekura, Roy Carrol me 26, Tim Howard dhe Tomasz Kuszaczak me 16, Raimond van der Gouë me 12, Mark Bosnich me 11 dhe Anders Lindergaard me 9 porta pa pësuar.

Portier që janë aktivizuar shumë pak me Manchester United, por që gjithsesi kanë lënë gjurmët e tyre në këtë arritje rekord, shkruan SS.

Sigurisht, bardhezinjtë janë të detyruar t’i rrisin pagesën sezonale ndërsa nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë te Juventus do të ndjeheshin të mbrojtur edhe ndaj ofertave të merkatos, teksa do të kërkonin një shumë të majme për të hequr dorë nga lojtari i datëlindjes 2000.

(Kosova Sot Online )