Sot është dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shumë përballje interesante

  • S.A /
  • 29 November 2023 - 09:51
Sot është dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shumë përballje interesante

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e pesta të grupeve në Ligën e Kampionëve 2023/24, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas tri javëve pushim, ethet e Ligës së Kampionëve u rikthyen dje (e martë) me shumë ndeshje interesante, ndërsa edhe sot shumë skuadra që kërkojnë kualifikimin dhe disa tjera duan pikët e plota për ta provuar fatin në ndeshjen e fundit. 

Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Napolit, edhe pse Los Blancos e kanë siguruar kualifikimin tashmë. Në ndeshjen tjetër të grupit, Braga e pret Union Berlin dhe dy ekipet do të tentojnë fitoren pasi tri pikë do t’i linin në garë për kualifikim.

Interesant do të jetë edhe në grupin A, ku Galatasaray pret Manchester Unitedin dhe dy ekipet duan vetëm fitore për të bërë një hap tutje për kualifikim. Në ndeshjen tjetër, Bayern Munichu e pret Copenhagen për prestigj, por danezët me fitore mbesin në garë për pozitën e dytë.

Në Grupin D, Benfica e pret Interin dhe Real Sociedad është nikoqir i Salzburgut. Interi dhe Sociedadi janë kualifikuar tashmë, ndërsa Benfica dhe Salzburgu synojnë pozitën e tretë.

Në Grupin B, Arsenali synon fitore ndaj Lensit për të siguruar kualifikimin, ndërsa Sevilla shpreson në fitore ndaj PSV për të barazuar me pikë dhe për të mbetur në garë për vendin e dytë.

(Kosova Sot Online )