“Dua të garoj për Shqipërinë, i pakënaqur me Kosovën”, flet atleti që vrapoi nga Prishtina për në Tiranë për 28 orë

  • S.A /
  • 29 November 2023 - 12:09
“Dua të garoj për Shqipërinë, i pakënaqur me Kosovën”, flet atleti që vrapoi nga Prishtina për në Tiranë për 28 orë

Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë përshkoi 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai shtoi se nuk ka pasur mbështetje  nga Kosova duke shtuar se në maratona ka dëshirë të përfaqësoj Shqipërinë.

Mes tjerash ai nënvizoi s’ka pasur mbështetje nga askush duke shpresuar që në të ardhmen të ndryshojnë gjërat. “Unë mendoj të përfaqësoj shtetin shqiptar në këto gara. Shteti nuk ka pasur levërdi me më mbështet. Domethënë i është dukur absurde. Unë ndjehem krenar të përfaqësoj Kosovën, por ama ndihem i pavlerësuar. S’kam përkrahje nga askush. Shpresoj që në të ardhmen të ndryshojnë gjërat, jo vetëm për mua po për të gjithë”, tha ai.

(Kosova Sot Online )