Portieri i Kosovës ushtron para lojës në kushte të rënda, 'zhytet' në baltë

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 14:18
Portieri i Kosovës ushtron para lojës në kushte të rënda, 'zhytet' në baltë

Infrastruktura sportive në Kosovë është për çdo kritikë.

Klubet e këtushme po hasin në vështirësi për t’i përballuar sfidat natyrore si balta që krijohet në fusha të futbollit kur të bie shi dhe bora, e cila i mbulon këto fusha.

E me një sfidë të tillë po përballet edhe portieri i Kosovës U-21, Altin Gjokaj.

Portieri i Drenicës u pa duke ushtruar sot para lojës me Trepçën në kushte të vështira, të mjerueshme, siç shihet edhe në një fotografi që është bërë sot virale në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)