Daja: Kemi mungesa, por do të japim 100% nga vetja

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 16:45
Daja: Kemi mungesa, por do të japim 100% nga vetja

Ballkani do të ndeshet nesër me Viktoria Plzen në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Dueli do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ekipi ka mungesa, por që të gjithë do të japin maksimumin.

“Kemi mungesa, por që do të jemi 100% të motivimit sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve. Ndeshemi me liderin e grupit që ka të gjitha fitore. Duhet ta marrim ndeshjen me qetësi, të jemi në ekuilibër gjatë gjithë kohës. I gjithë kontigjenti që është në dispozicion do të japë 100% nga vetja”, tha Daja.

(Kosova Sot Online)