Lexoni edhe:
Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë
Shtatë gola për një muaj, Rodrygo është duke e kaluar një vjeshtë të artë.Ylli brazilian ishte protagonist edhe në ndeshjen me Napolin duke e realizuar golin e barazimit momental, 1:1 dhe e dhuroi edhe një asistim për Brahim Diazin, i cili e barazoi golin paraprak të Giovanni Simeones, transmeton "Kosova Sot Online".
Mirëpo, sulmuesi i Real Madridit disa ditë më parë kishte qenë “viktimë” e racizmit të radhës, ndërsa e pati edhe një përplasje me Lionel Messin gjatë ndeshjes së “zjarrtë” mes Brazilit dhe Argjentinës.
Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në PreshevëLexoni edhe:
Për këtë arsye, pas lojës, Rodrygo u pyet rreth këtij rasti, por u përgjigj me diplomaci dhe me një buzëqeshje: “Nuk mund të flas, Reali nuk do të ma lejonte këtë”, theksoi futbollisti ofanziv para se të hipte në autobusin e skuadrës. Messi është shfaqur i ashpër në javën e fundit duke u përleshur fillimisht me lojtarët e Uruguait e më pas me ata të Brazilit në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026.
(Kosova Sot Online )