Ballkani do të rikthehet të luajë sonte në garat evropiane

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 17:49
Ballkani do të rikthehet të luajë sonte në garat evropiane

Ballkani do të rikthehet të luajë sonte në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës do ta ketë një përballje të vështirë në Grupin C të Ligës së Konferencës.

Therandasit do t’i bëjnë konak liderit të grupit, Viktoria Plzen.

Pasi stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është në gjendje të presë ndeshje deri në rinovimin e fushës, ekipi nga Suhareka do të luajë si vendës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.


(Kosova Sot Online)