Ballkani dominon por nuk ka gol ndaj Plzenit

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 19:36
Ballkani dominon por nuk ka gol ndaj Plzenit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë aktualisht është 0:0 pas 45 minutave të parë.

Ballkani pati raste më të mira për shënim me Karricën dhe Edvin Kuc, por pa sukses.

Ballkanit do t’i kryente punë shumë fitorja sonte, ndërsa ekipi çek veçse e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

(Kosova Sot Online)