Pioli: Faleminderit Maldini por nuk jam vetëm në Milan

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 22:50
Pioli: Faleminderit Maldini por nuk jam vetëm në Milan

Stefano Pioli ka reaguar ndaj intervistës së Paolo Maldinit për largimin e tij nga Milani dhe u përpoq të largonte presionin përpara përballjes me Frosinone.

Ish-drejtori teknik i kuqezinjve nuk u përmbajt kur foli për kohën e tij në klub në një intervistë sot, duke u hapur për marrëdhënien e tij me Gerry Cardinale dhe shkarkimin e tij tronditës në verë

Në një moment, Maldini mbrojti Piolin duke theksuar se “ai ka mbetur i vetmuar te Milani”.

Trajneri i Milanit është kritikuar shumë javët e fundit, veçanërisht pas humbjes 3:1 ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve të martën.

Në paraqitjen e tij për media para ndeshjes së nesërme ndaj Frosinones, padyshim se ai u pyet edhe për intervistën e Maldini.

“Asnjë koment për pjesën më të madhe të intervistës. Do të jem gjithmonë mirënjohës për Paolo dhe Massara, por tani mund të hedh gjithçka që kam në të tashmen, për të motivuar lojtarët e mi dhe për të fituar ndeshjen e nesërme. Faleminderit Maldini, faleminderit Massara, por unë nuk jam vetëm dhe kam qenë gjithmonë i mbështetur nga klubi”, deklaroi Pioli. 

(Kosova Sot Online)