Ndeshja me Bologna-n/ Lecce rifiton Ramadanin e Dermakun, në grup edhe kapiteni i 'Shpresave'
Roberto D’Aversa ka në dispozicion 25 lojtarë të thirrur për ndeshjen e Lecce-s kundër Bologna-s, që luhet këtë të djelë në orën 12:30 dhe që transmetohet në “SuperSport 3”.
Ndërsa jemi në prag të kësaj sfide është bërë publike lista e Lecce-s për këtë takim, me trajnerin D’Aversa që do të ketë në dispozicion mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadanin, i cili në ndeshjen e fundit mungonte prej kartonëve.
Ndërkohë në listë, pas një mungese rreth 1-vjeçare, është emri i mbrojtësit “kuqezi” Kastriot Dermaku, me shqiptarin që vuante prej dëmtimeve.
Trajneri i Lecce-s ka përfshirë në listë edhe kapitenin e kombëtares shqiptare U-21, Medon Berishën, me talentin e mesfushës që duke se tashmë e ka fituar besimin e D’Aversas.
Lista e Lecce-s:
Portierë: Brancolini, Falcone, Samooja.
Mbrojtës: Baschirotto, Dermaku, Dorgu, Gallo, Gendrey, Pongracic, Smajlovic, Venuti.
Mesfushorët: Berisha, Blin, Faticanti, Gonzalez, Oudin, Ramadani, Rafia.
Sulmues: Almqvist, Banda, Krstovic, Listkowski, Piccoli, Sansone, Strefezza.
(Kosova Sot Online)