FFK shtatoren e Kajtazit e vlerëson simbol të Mitrovicës

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 17:25
FFK shtatoren e Kajtazit e vlerëson simbol të Mitrovicës

Edhe pse asnjë zyrtarisht i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Erion Kajtazit, shtëpia e futbollit e konsideroi këtë shtatore si simbol të Mitrovicës.

FFK për të ndjerin shkroi: “Erion Kajtazi ishte një talent i jashtëzakonshëm, i cili la pas një trashëgimi të pashlyeshme në zemrat e familjarëve, bashkëlojtarëve, miqëve dhe tifozëve të futbollit. Shtatorja e Erionit tashmë do t’ia shtojë hijeshin qytetit dhe do të jetë një simbol ku brezat e rinj do të frymëzohen për lojën e futbollit. Stadiumi, që tani mban emrin e tij me krenari, do të bëhet një shenjë e pavdekshme e talentit dhe dedikimit të një futbollisti që u nda shumë herët nga jeta. Kjo shtatore është jo vetëm shenjë nderimi e respekti për një lojtar i cili ndërroi jetë në fushën e pasionit të tij, por edhe një shprehje e dashurisë për futbollin si sporti më i popullarizuar në vendin tonë, si dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme të futbollistëve. Erion Kajtazi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë dhe shtatorja e tij prej bronzi do të jetë një ndriçim i përjetshëm i futbollit kosovar”.


(Kosova Sot Online)