Agjentja e Haaland del me mesazh të koduar

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 14:20
Agjentja e Haaland del me mesazh të koduar

Rafaela Pimenta është një nga agjentet më me ndikim në botën e futbollit. Sipas “Transfermarkt”, klientët e saj kanë një vlerë tregu prej 385.35 milionë euro. Mes tyre, emri më i kërkuar është pa dyshim ai i Erling Haaland. Situata e norvegjezit dhe klauzola e përfundimit të kontratës së tij vazhdon të jetë një temë e nxehtë në treg.

Pimenta, duke folur në “Calciomercato”, komentoi vlerën e sulmuesit të Manchester Cityt, duke iu referuar edhe rinovimit të fundit të Rodrygo: “Kam lexuar thashethemet për një klauzolë 1 miliard euro nga Real Madridi.

Kur fola për këtë vlerë të Erling nuk e kisha fjalën vetëm për çmimin e tij, por për gjithçka që e rrethon: klube, sponsorë, fanella… Rrugëtimi i Haaland do të arrijë në këto shifra. Klauzola është një mënyrë për t’i thënë klubit ‘Unë vendos’, por mendoj se që, nëse duam një të ardhme të qetë, duhet të flasim me njëri-tjetrin”.

Thuram – “Ata tashmë kishin një Thuram tjetër, djali i tij luan për Interin dhe duan një tjetër…”

Mkhitaryan – “Ai është një lojtar me qetësi dhe pjekuri të jashtëzakonshme. Luaj me zemër. Ka një dëshirë për të rinovuar me Interin, do të flasim për detajet ashtu siç e meritojnë”.

Pogba – “Ai planifikon të qëndrojë në formë dhe të punojë çdo ditë, është i fortë mendërisht. Tani presim hapat e ardhshëm, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të transmetojmë forcë. Po kalon kohë të vështira, por te Juve është si në shtëpi”.

(Kosova Sot Online)