Bellingham është shpallur fituesi i çmimit 'Golden Boy'

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 18:00
Bellingham është shpallur fituesi i çmimit 'Golden Boy'

Jude Bellingham është shpallur fituesi i padiskutueshëm i çmimit të përvitshëm, “Golden Boy” që akordohet nga “Tuttosport”, media torineze në Itali. Britaniku do t’i dorëzohet trofeu mbrëmjen e së hënës ndërsa në një intervistë ekskluzive për “Tuttosport”, thekson se ndjehet i nderuar për trofeun, aq më tepër kur shndërrohet në vetëm anglezin e tretë që e fiton këtë trofe pas Ronney dhe Sterling.

“Falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar, i njoh mirë cilët janë fituesit e këtij trofeu prestigjioz që ndër të tjera ka lindur pikërisht në vitin 2003, atëherë kur kam lindur edhe unë. Jam anglezi i tretë që e fitoj pas një prej idhujve të mi si Rooney dhe pas Sterling që e fitoi kur ishte pjesë e Liverpool në vitin 2014.  “Golden Boy” është një trofe shumë i bukur.

Merita për këtë trofe i shkon trajnerit Carlo Ancelotti, por edhe fizioterapistit. Ia dedikoj të gjithë shokëve dhe stafit të Real Madrid. Po ashtu edhe familjes sime”, u shpreh Bellingham.


(Kosova Sot Online)