Shqipëria në vazon e tretë për shortin e Ligës B në Ligën e Kombeve

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 20:29
Shqipëria në vazon e tretë për shortin e Ligës B në Ligën e Kombeve

UEFA ka konfirmuar vazot për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.

Shorti do të hidhet më 8 shkurt në Paris. 54 ekipe janë të ndara në katër liga; A, B, C dhe D.

Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e Ligës B, nivelit të dytë në Ligën e Kombeve, teksa do të jetë në vazon e tretë për shortin e ardhshëm.

Në Ligën B janë 16 ekipe të ndara në katër vazo me nga katër ekipe, sipas renditjes nga pozita e 17-të deri në pozitën e 32-të.

Kujtojmë se ndeshjet e para të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve do të zhvillohen në shtator të vitit të ardhshëm. Ndeshjet tjera pastaj do të zhvillohen në tetor dhe nëntor.

Faza e “Play-Off” është e paraparë për t’u zhvilluar në mars të vitit 2025, kurse “Final Four” në qershor të atij viti.

Liga e Kombeve do të jetë përcaktuese për katër kombëtaret e fundit evropiane që do të kualifikohen në Kupën e Botës 2026. 

(Kosova Sot Online)