Lexoni edhe:
Vrasja monstruoze e Liridona Murselit, vetëm një njeri më gjen të kriminelit gjakëftoftë, bënë një vepër të tillë aq të rëndë
Në konferencë për shtyp të Borussia Dortmundit ka ndodhur një skenë shumë e pakëndshme pasi gazetarët e kanë pyetur trajnerin Edin Terziq për incidentin me kolegun e tij nga stafi Slaven Stanic, transmeton "Kosova Sot Online".
Trajneri nga Bosnja dhe Hercegovina është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, e më pas gazetari i Bild ka bërë një pyetje të pakëndshme të cilës Terziq as nuk i është përgjigjur. Më parë, Bild zbuloi ekskluzivisht se kishte tensione të mëdha brenda dhomës së zhveshjes së Dortmundit. Koordinatori sportiv Slaven Stanic e kritikoi Terziqin dhe e ofendoi keq.
Lexo po ashtuVogëlushi shqiptar bëhet viral duke bërë shqiponjën para ndeshjes Milan - Borussia Dortmund
Presidenti Hans-Joachim Watzke dhe këshilltari i tij Mathias Sammer ishin në anën e Terziqit gjatë kësaj afere. Pas pak kohësh, mediat gjermane hasën në deklarata të Dortmundit, por edhe të vetë Slaven Stanicit, të cilat konfirmojnë se serbi tashmë është ish-anëtar i klubit.
Gazetari i Bild e pyeti Terziqin nëse ishte e vërtetë që Staniqi do të pushohej së shpejti nga puna dhe i kërkoi që të njoftonte incidentin. Trajneri i Dortmundit nuk u deklarua pasi fjalën e mori zëdhënësi i klubit Sven Westerschulze.
“Përderisa jemi në konferencën për media kushtuar ndeshjes, do të merremi vetëm me pyetje që kanë të bëjnë me ndeshjen. Këtu po flasim për gjendjen e ekipit të futbollit dhe nuk do të flasim për të gjitha temat e tjera”, deklaroi Westerschulze.
Ndërkohë, vetë Stanic ka folur dhe i ka uruar fat ish-klubit të tij në të ardhmen, duke konfirmuar kështu se ka pasur mosmarrëveshje.
Thuhet se Stanic filloi të kritikonte Terziqin në fillim të sezonit dhe në barazimin e skuadrës së tij ndaj Milanit (0-0) në Ligën e Kampionëve, por në fund ai nuk arriti t’i “ekzorciojë” qëllimet e tij sepse Terzic ka mbështetjen e plotë të klubit.
(Kosova Sot Online )