Vrasja monstruoze e Liridona Murselit, vetëm një njeri më gjen të kriminelit gjakëftoftë, bënë një vepër të tillë aq të rëndë

Vrasja monstruoze e Liridona Murselit, vetëm një njeri më gjen të kriminelit gjakëftoftë, bënë një vepër të tillë aq të rëndë
Vrasja monstruoze e Liridona Murselit, vetëm një njeri më gjen të kriminelit gjakëftoftë, bënë një vepër të tillë aq të rëndë

Skender Mulliqi

  • 05 December 2023 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Një akt makabër që tronditi opinionin e gjerë publik, është vrasja Liridona Murselit, që ju montua gjoja nga prita nga bashkëshorti I saj, Naim Murseli, I cili edhe e pranoj së e ka porositë vrasjen. Ky akt i shëmtuar dhe makabër është i dënueshëm për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote. Vetëm një njeri më gjen të kriminelit gjakftohtë , bënë një vepër të tillë aq të rëndë .Është koha e fundit që të gjithë ata të cilët bien ndesh me ligjin, të marrin dënimin e merituar. Nëse rastet e këtyre vrasjeve dhe vrasjet më motive të ulëta të tjera , nuk parandalohen , ato do të vazhdojnë...

-Paraqitja e krimit te organizuar , vrasjet për motive të ndryshme dhe vetëvrasjet janë fenomenet më të keqija të cilat goditën Kosovën e pas luftës. Traumat e luftës lanë vragë të pashlyera të shumica e shqiptarëve. Këtyre përjetimeve të rënda , ku shumë kush humben më të dashurit e tyre në luftë, ju shtuan edhe përjetimet e pa pritura të pasluftës .

U përballem më krim të organizuar, më vrasje të ndryshme dhe më vrasje të motivuara politikisht. Këto fenomene të pas luftës sigurisht së ndikuan në anën psikologjike , në moral, në varfërinë e theksuar të shumicës. Shumica e këtyre vrasjeve kurrë nuk e gjetën dritën e diellit . Organet e drejtësisë ishin hallka më e dobët e pushtetit. Pushtetet e pas luftës nuk punuan mirë dhe ndershmërisht për mirëqenie dhe zhvillim të gjithëmbarshëm. Një kategori pushtetare dhe njerëzve të biznesit, u pasuruan në mënyrë më të turpshme të mundshme. I shkrova këto pak rreshta për të dalë të tema e disa vrasje dhe vetëvrasjeve që ndodhën brenda një harku kohor të shkurtër në Kosovë. Thuhet se akti i vetëvrasjes është akti më i ulët për njeriun, por edhe më i vështiri për t’ia marrë jetën vetës.

Ata që po vetë vriten sigurisht e kanë anën psikologjike shumë të dobët. Kjo është temë studimi më shumë për psikologet. Një akt makabër që tronditi opinionin e gjerë publik, është vrasja Liridona Murselit, që ju montua gjoja nga prita nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, I cili edhe e pranoj së e ka porositë vrasjen. Ky akt i shëmtuar dhe makabër është i dënueshëm për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote. Vetëm një njeri më gjen të kriminelit gjakftohtë , bënë një vepër të tillë aq të rëndë .Është koha e fundit që të gjithë ata të cilët bien ndesh me ligjin, të marrin dënimin e merituar. Nëse rastet e këtyre vrasjeve dhe vrasjet më motive të ulëta të tjera , nuk parandalohen , ato do të vazhdojnë.

Të ndodhin gjithë këto vrasje të pas luftës para syve tanë, kjo është e tmerrshme dhe shumë e pa justifikueshme. Këto dukuri nuk kanë qenë pjesë e traditës shqiptare. Një degradim i tillë shoqëror , është jashtë çdo logjike të shëndosh, dhe jashtë çdo norme demokratike të sjelljes. Kjo çka po shohim , është logjikë provincialiste, është logjikë e fiseve e tarafeve si në mesjetë. Nuk guxojmë si shtet të lejojmë që ligji të bien në dorë të vrastarëve , nëse dëshirojmë të ndërtojmë shtet ligjor dhe shoqëri normale. Pushteti aktual ka filluar punë të mira në shkëputjen e rrënjëve tw veprime kriminale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".