Armando Broja e lartëson Cristiano Ronaldon me tri fjalë të mëdha

  • S.A /
  • 06 December 2023 - 14:28
Armando Broja e lartëson Cristiano Ronaldon  me tri fjalë të mëdha

Armando Broja e ka çuar në qiell Cristiano Ronaldon. Futbollistit shqiptar i është kërkuar që t’i thotë tri fjalë për legjendën portugeze dhe sulmuesi i Chelseat e ka lartësuar “CR7”, transmeton "Kosova Sot Online ".

38 vjeçari konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori për karrierën e jashtëzakonshme që e pati, përfshirë këtu sukseset që i kishte me Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.

“Më i madhi i të gjitha kohëve (GOAT), i pabesueshëm, madhështor”, kanë qenë tri fjalët e përfaqësuesit shqiptar kur u pyet nga Mario Delano për Ronaldon, i cili aktualisht luan në Al-Nassr. Broja, nga ana e tij po përballet me lëndime të njëpasnjëshme dhe nuk po mundet t’i shfaq vlerat e tij. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë janarit të huazohet në Serie A, ku interesim për të ka shfaqur Torino. 

(Kosova Sot Online )