Gattuso thirrje tifozëve të Marsejës: Kam besim tek ju

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 18:00
Gattuso thirrje tifozëve të Marsejës: Kam besim tek ju

Gennaro Gattuso u bëri thirrje tifozëve të Olimpikut të Marsejës që të “mos bëjnë rrëmujë” nesër në stadium me rastin e ndeshjes së prapambetur në kampionat kundër Lionit.

Takimi i programuar për t’u luajtur më 29 tetor, u pezullua pas incidenteve të rënda në momentin kur skuadra e Lionit po i drejtohej stadiumit “Velodrome”.

Atë mbrëmje, autobusi i Lionit u shkatërrua pjesërisht nga gurët, ndërsa trajneri Fabio Grosso u plagos rëndë në fytyrë.

Dëmtime patën edhe pjesëtarë të tjerë të ekipit të Lionit.

Skuadra mysafire do të prezantohet me një trajner të ri, duke qenë se italiani është shkarkuar, por ka nga ata që u frikësohen tensioneve, sidomos për shkak të vendimit për të mos luajtur me dyer të mbyllura.

“Duhet të jetë një ditë feste për tifozët tanë dhe jam i sigurt që do të jetë kështu. Ata e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe e dinë që nuk duhet t’i prishin gjërat. Unë duhet të shpjegoj diçka, kam besim të madh tek ata”, tha Gattuso.

(Kosova Sot Online)