Europa çmendet për talentin yllit të ri 18-vjeçar, Juventusi do 35 milionë euro

  • S.A /
  • 07 December 2023 - 08:53
Europa çmendet për talentin yllit të ri 18-vjeçar, Juventusi do 35 milionë euro

Kenan Jilldëz është talenti i radhës që Masimiliano Alegri ka dashur të promovojë në skuadrën e parë, por edhe pse nuk ka shumë hapësirë, atë ai po e gjen nën urdhrat e Montelës në kombëtaren turke, teksa në miqësoren e kaluar i shënoi dhe gjunjëzoi edhe Gjermaninë me golin e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

Klas dhe teknikë për të shitur, kanë bërë që 18-vjeçari i afruar me parametër zero nga Bajerni i Mynihut një vit e gjysmë më parë, të pëlqehet nga disa prej klubeve më të mëdha në Europë. Gjysma e Premier Ligës është vënë në gjurmët e tij, me Liverpulin në krye të listës, por edhe me Arsenalin e Junajtid, por gjithashtu edhe në Gjermani nga Dortmundi.

Ofertat sa vijnë e shtohen për të, teksa Juvja nis të joshet për ta shitur, por baza e bisedimeve fillon nga 35 milionë euro.

(Kosova Sot Online )