Hidhet shorti për kualifikimet e Euro 2024, Kosova U19 mëson kundërshtarët në Elite Raund

  • S.A /
  • 07 December 2023 - 11:54
Hidhet shorti për kualifikimet e Euro 2024, Kosova U19 mëson kundërshtarët në Elite Raund

Sot (e enjte) në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023/2024 për kombëtaret U19, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ekipi i Kosovës U19 ka mësuar tashmë kundërshtarët në fazën e Elite Raund, ku në këto kualifikime janë gjithsej 7 grupe me nga 4 skuadra.

Dardanët e rinj janë shortuar në grupin e parë së bashku me kombëtaren e Spanjës, Austrinë dhe Slloveninë.

Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Slloveni, derisa datat kur do të zhvillohen ndeshjet janë 20/23/26 mars 2024. Kualifikimin për në Evropian e sigurojnë skuadrat lidere të grupeve përkatëse. Man City bëri një ofertë të guximshme. për Messin ditën kur Sheikh Mansour mori pronësinë e klubit

Image

(Kosova Sot Online )