Suarez e mbyllë aventurën në Brazil me dy gola të bukura

  • S.A /
  • 07 December 2023 - 14:26
Suarez e mbyllë aventurën në Brazil me dy gola të bukura

 

Luis Suarez e ka luajtur mbrëmë ndeshjen e fundit me Gremion, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi i famshëm uruguajan ka shënuar dy gola të bukur në fitoren 2-3 ndaj Fluminenses.

Si një mjeshtër i vërtetë, Suarez arriti dopietën duke përfunduar kampionatin si golashënuesi i dytë më i mirë në ligë me 17 gola të realizuara.

(Kosova Sot Online )