Arsenali dëshiron t’ia ‘vjedh’ Bayern Munichut objektivin kryesor

  • S.A /
  • 07 December 2023 - 16:40
Arsenali dëshiron t’ia ‘vjedh’ Bayern Munichut objektivin kryesor

Arsenali pritet të rivalizojë Bayern Munichun në garën për transferimin e mesfushorit të Fulhamit, Joao Palhinha, transmeton "Kosova Sot Online".

Mesfushori portugez ishte në prag të bashkimit me Bayern Munich këtë verë, por Fulham nuk e lejoi largimin pasi dështoi të gjente një zëvendësues.

Ndërsa gjigantët e Bundesligës mbeten të etur për 29-vjeçarin, paraqitjet e tij këtë sezon kanë çuar në rritje të interesimit nga klubet në ligën angleze.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Arsenali është në mesin e disa skuadrave të Ligës Premier të interesuara për Joao Palhinha.

Lexo po ashtuBayern Munich i kërkon Fulhamit t'i ulë kërkesat për Joao Palhinhan 

Megjithatë, mosha e tij dhe tarifa e transferimit mund të jenë një problem për Topçinjtë.

Romano shton se ata nuk kanë gjasa të shpenzojnë 70 milionë funte për një mesfushor tjetër pas nënshkrimit të Declan Rice.

Vera e vitit 2024 pritet të tregoj shumëçka rreth të ardhmes së portugezit, i cili sigurisht se po luan sezonin e fundit të Fulhami.

(Kosova Sot Online )