“Shokon” Guardiola: Nëse e fitojmë prapë “Tripletën”, do të pensionohem

  • S.A /
  • 07 December 2023 - 16:32
“Shokon” Guardiola: Nëse e fitojmë prapë “Tripletën”, do të pensionohem

“Nëse e fitojmë prapë ‘Tripletën’, do të pensionohem, kjo është e sigurt.” Ishte kjo deklarata befasuese nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pak para sfidës së mbrëmshme me Aston Villën, të cilën e humbi kampioni evropian, 0:1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Katalunasi i dha disa deklarata në “Amazon Prime”, duke lënë të kuptohet se sa e vështirë dhe e komplikuar mund të kompletohet ky objektiv.

“E di se është ekstremisht e vështirë, sa shumë skuadra të jashtëzakonshme kanë qenë në Angli dhe vetëm një e ka bërë këtë, Sir Alex Ferguson, së bashku me ne në sezonin e kaluar”, ka thënë Guardiola, i cili kishte përfunduar në bankinën e Cityt nga viti 2016, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025.

Në Angli, e ardhmja e tij mbetet e paqartë pasi “Citizens” kanë përfunduar në vendin e katërt në Premierligë me 6 pikë prapa Arsenalit.

Ai megjithatë e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa në janar do të dalë në skenë eksperienca në FA Cup, ku do të sfidohet nga Huddersfield.

Prej aty do të nisë gara për “Tripleten” e radhës, e cila do të jetë e vështirë të arrihet megjithatë.

Qysh tash është hedhur poshtë mundësia që City ta mbyll sezonin me katër trofe pasi u eliminua nga Newcastle United nga Kupa e Ligës. 

(Kosova Sot Online )