Zinchenko luan ndeshje zyrtare në Counter-Strike 2, fiton ndaj ekipit kosovar

  • 08 December 2023 - 11:34
Zinchenko luan ndeshje zyrtare në Counter-Strike 2, fiton ndaj ekipit kosovar

Ylli i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko e ka provuar veten në një sport tjetër, prej futbollit.

Ai luajti një ndeshje zyrtare në lojën elektronike, Counter-Strike 2 për skuadrën ukrainase, Passion UA, transmeton "Kosova Sot Online".

Madje, ai u përball me ekipin nga Kosova, Illyrians, duke shënuar fitore 2:1.

Zinchenko është bashkëpronar i ekipit Passion UA dhe dje për shkak të disa problemeve me internet të njërit lojtar, hyri në lojë Zinchenko.

(Kosova Sot Online )