Të bashkuar për Asociacionin, të mos pranohet asgjë që e rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Të bashkuar për Asociacionin, të mos pranohet asgjë që e rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit
Të bashkuar për Asociacionin, të mos pranohet asgjë që e rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Skender Mulliqi

  • 07 December 2023 - 21:14

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Uniteti është i vetmi shpëtim për secilin komb. Duket se në horizont është duke na u përgatitur edhe një padrejtësi tjetër e madhe historike. Është e pa kuptueshme dhe e pajustifikueshme , të përkrahet një Serbi e cila ka mbetur me idetë e Millosheviqit. Është e pa kuptueshme të përkrahet Serbia e cila shkaktoj gjenocid mbi popujt jo serbë me rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë. Është e pa kuptueshme që mos të ndëshkohet Serbia e Vuçiqit, e cila me akte terroriste po tenton ta përmbys rendin kushtetues të vendit tonë.

 

A kemi elitë politike që mbron sovranitetin dhe integritetin e Kosovës? Çka po mendon elita politike? Natyrisht së këtu bëjë përjashtime, se ka njerëz të cilët po e mbrojnë Republikën. Askush nuk guxon ta merr të drejtën që ti falë toka serish Serbisë. Nuk “guxon” askush sot në Kosovën e larë më gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit, ta mbytë në një draft të Asociacionit i cili ende nga BE po mbahet larg publikut. Nuk guxojmë asgjë të pranojmë diçka që thuhet se është draft i reformuar, por që mundë të bije ndesh kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Si nuk po kuptojnë shumë disa nga elitat politike , se ruajtja e sovranitetit dhe integritetit në veri, nuk është çështje partiake , por është çështje jetike e interesit shtetëror e kombëtar. Nëse e fituam luftën më Serbinë , nuk guxojmë të jemi humbës në kohë të paqes. Kosova i takon taborit të vendeve perëndimore !Nuk guxojmë të përçahemi në këto momente shumë të rëndësishme për Kosovën, kur po na rrezikohet të formohet një tjetër “Republika Serbska”. Janë më shumë shqiptarë në Ballkan së sa serb, dhe nuk duhet ligështuar ndaj presionit, që po na bëhet për të pranuar Asociacionin të minoritetit serb me më shumë kompetenca se sa ka p,sh. Asociacioni për minoritetin serb në Kroaci. Edhe nëse një draft i tillë shkon në kushtetuese , ishte dashur që më parë, të elaborohet mirë nga kryeministri, presidentja , por edhe nga krerët e partive kryesore politike . Asgjë mos të pranohet ku preket shtetësia dhe integriteti territorial i Kosovës. Bëhuni bashkë o burra , e mos të përrallisim me ka krejt! Uniteti është i vetmi shpëtim për secilin komb. Duket se në horizont është duke na u përgatitur edhe një padrejtësi tjetër e madhe historike. Është e pa kuptueshme dhe e pajustifikueshme , të përkrahet një Serbi e cila ka mbetur me idetë e Millosheviqit. Është e pa kuptueshme të përkrahet Serbia e cila shkaktoj gjenocid mbi popujt jo serbë me rastin e shpërbërjes të ishJugosllavisë. Është e pa kuptueshme që mos të ndëshkohet Serbia e Vuçiqit, e cila me akte terroriste po tenton ta përmbys rendin kushtetues të vendit tonë. Akti terrorist në Banjskë , duket se veç u harrua nga BE. Kosovës ende nuk po i hiqen masat ndëshkuese ekonomike shumë të padrejta, për gjendjen eskaluese në veri, të shkaktuar nga terrorizmi serbomadh i Vuçiqit dhe Putinit. Është jo e drejtë të kërkohen lëshime nga shqiptaret, e mos të kërkohet kjo nga Serbia, e cila nuk ka hequr dorë nda ideja “të gjithë serbët në një shtet”.Ju një pjesë jo shumë e vogël, të elitës në opozitë ,mos kërkoni sovranitet dhe privilegje për ju personalisht, por mbrojeni Kosovën! Veriu i Mitrovicës është vija e kuqe për Serbinë, që nuk duhet të lejohet të kalohet. Nëse kjo lejohet , do të ishte vdekja e pavarësisë të Kosovës!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".