Bleron Ademi valon flamurin e Kosovës në mes të Rumanisë, nënkampion i Evropës në taekwondo

  • S.A /
  • 08 December 2023 - 11:57
Bleron Ademi valon flamurin e Kosovës në mes të Rumanisë, nënkampion i Evropës në taekwondo

Taekwondisti jonë, Bleron Ademi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Taekwondo-së.

Në këtë Evropian që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, Ademi është bërë nënkampion i Evropës për grupmoshat U21 në kategorinë deri në 54 kilogramë,transmeton "Kosova Sot Online".

Juventus-Napoli, supersfida që përcakton fatin e sezonit të dy skuadrave.

Ademi fitoi plot katër lufta kundër taekwondistëve tjerë nga Sllovenia, Azerbajxhani, Spanja e Greqia. Në finale, ai u mposht nga taekwondisti spanjoll. Kjo është një medalje historike për sportin e taekwondos-së të Kosovës.

(Kosova Sot Online )