Ancelotti bën shaka lidhur me ofertat nga Arabia Saudite

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 19:41
Ancelotti bën shaka lidhur me ofertat nga Arabia Saudite

Carlo Ancelotti bëri shaka se do të “ecte deri në Arabinë Saudite për 500 milionë euro”, por më pas e bëri të qartë pozicionin e tij se “nuk ka nevojë për para”.

E ardhmja e italianit ka qenë objekt i thashethemeve të shumta muajt e fundit, duke përfshirë me punën e mundshme si trajner te Kombëtarja e Brazilit.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp , ai u pyet nëse do të pranonte një ofertë nga Arabia Saudite për 500 milionë euro, teksa dha një përgjigje epike.

“Unë do të ecja atje. Unë as nuk do të kisha nevojë të rezervoja fluturimin, do të shkoja në këmbë”, u përgjigj italiani.

Megjithatë, më pas ai u bë serioz dhe paralajmëroi se ky lloj propozimi do të vazhdojë të marrë vrull në botën e futbollit, krahas sporteve të tjera.

“Po tallem. Nuk kam nevojë për para. Bota po ndryshon, do të vazhdojë të ndryshojë dhe asgjë nuk më befason tani”, deklaroi Ancelotti.

Vlen të theksohet se Ancelotti ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri në fund të këtij sezoni. 

(Kosova Sot Online)